Bordi i AKP-së propozoi alokimin e 50 milionë eurove për buxhetin e Kosovës

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku u azhurnua mbi zhvillimet dhe aktivitetet e fundit gjatë muajit mars, ku diskutoi për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor dhe mori vendime të rëndësishme.

Në këtë takim Bordi i Drejtorëve miratoi propozimin për fillimin e procedurave të transferimit të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 55,015,326.00 milion euro.

Me këtë transferim të mjeteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, shuma e cila është kaluar në Buxhetin e Republikës së Kosovës deri më tani është 381,734,330.00 milion euro.