Shpiket bateria e palosshme

0
703

Realizohet bateria e parë plotësisht e palosshme.

”E hollë si shirit filmi, ajo mund të paloset, shtrihet dhe shtrembërohet në vetvete pa ndërprerë kurrë rrjedhën e rrymës”, thuhet në revistën ‘’Advanced Materiale’’ nga studiues të Institutit Federal të Teknologjisë në Zyrih.

Bateria mund të ndihmojë në fuqinë e kompjuterëve të palosshëm, tabletave dhe smartfonëve dhe madje mund të qepet mbi pëlhura për të energjizuar rrobat dhe teknologjitë e tjera të së ardhmes.

“Deri më tani, askush nuk kishte përdorur komponentë fleksibël sistematikë ashtu si ne, në krijimin e një baterie litium-jon’’, shpjegon koordinatori i studios, Markus Niederberger./atsh