Shpresat e Shqipërisë fitojnë ndaj Uellsit 2:1

Shqipëria zbulon një talent të ri, i cili quhet Armando Broja. 17-vjeçari i cili luan me të rinjtë e Chelsea-t në kampionatin U-18 të Premier League, debutoi me një dygolësh me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë.

Pas la shenjë me përfaqësuesen U-19, Broja edhe pse hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë të sfidës miqësore ndaj Uellsit realizoi dy herë në harkun e 11 minutave duke i dhënë një fitore me shifrat 2-1 Shqipërisë U-21, që në Selman Stërmasi kaloi britanikët dhe mbajti të lartë moralin pas atij barazimi 2-2 ndaj Turqisë, dy ditë më parë. Golin e vetëm për Uellsin e realizoi Babos në minutën e 77-të.

Trajneri Bushi bëri shumë ndryshime në formacion dhe në fund iu gëzua fitores që erdhi nën shenjën e Brojas. Shqipëria dhe Uellsi do të ndeshen sërish pas dy ditësh në një tjetër takim miqësor.