Aksident në Mitrovicë, një i lënduar

Rreth orës 16:00 në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur motoçiklisti i lënduar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dhe më pas është liruar

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.