Shqetësim në Uashington: Sanksionet ia rëndojnë shëndetin mendor (edhe ashtu të rëndë) Putinit, mund ta përhapë luftën jashtë Ukrainës

Të befasuar nga shpejtësia me të cilën sanksionet ndaj Rusisë kanë dobësuar shtetin rus, top këshilltarët e presidentit Joe Biden, kanë ngritur shqetësimet se kjo do ta shtyjë Putinin të reagojë edhe më keq – e ndoshta edhe ta zgjerojë luftën.

Këshilltarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë që kanë punuar në strategjinë për konfrontim me Rusinë lidhur me luftën e Putinit në Ukrainë, kanë filluar të debatojnë për një shqetësim të ri: atë se sanksionet e mëdha direkte ndaj Moskës, të cilat kanë filluar të japin një efekt më të shpejtë sesa që imagjinohej, mund ta shtyjnë Vladmir Putinit ndoshta edhe në përhapjen e luftës përtej Ukrainës.

Në Dhomën e Situatave, gjatë një takimi të mbajtur ditëve të fundit, ky shqetësim është ngritur dhe përsëritur, sipas tre zyrtarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Tendenca e zotit Putin, thonë zyrtarë të inteligjencës amerikane për Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin, është që të dyfishojë hapat e tij kur ‘ta shohë se po bie poshtë’’.

Kështu që ata kanë përshkruar një numër reagimesh që mund të priten nga Vladimir Putini, përfshirë intenfsifikimin e bombardimeve ndaj qyteteve në Ukrainë – duke kompensuar gabimet e mëparshme të bëra nga forcat e tij, do të shtojë sulmet kibernetike ndaj sistemit financiar amerikan, do të bëjë më shumë kërcënime për luftë bërthamore dhe ndoshta do të bëj lëvizje që ta përhapë luftën përtej kufijve të Ukrainës.

Debati lidhur me lëvzijet e reja të z.Putin, lidhet me disa ekzaminime urgjente të agjencive ruse të inteligjencës lidhur me shëndetin mendor të Vladimir Putinit dhe se kjo mund të rris apetitet e tij duke shtuar edhe dy vitet e izolimit nga koronavirusi. (Shënim i Periskopit: Ka pasur shumë raporte se Putin frikësohet shumë nga koronavirusi).

Këto shqetësime, kanë bërë që të shtunën, Vladimir Putini të bënte thirrje për rritjen e gatishmërisë së arsenalit bërthamor të Rusisë dhe në përgjigje ‘tejet agresive ndaj Perëndimit’.

Reagimi i Vladimir Putinit ndaj valës së sanksioneve, ka provokuar kështu shqetësimin e zyrtarëve të lartë amerikanë në atë që e quajnë ‘Izolimi i problemit Putin’.

Ky problem, është rekomanduar nga zyrtarët amerikanë, të diskutohet me rrethin e ngushtë të Presidentit Biden.NY Times