Shqipëri, një i vdekur dhe 21 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë një person ka ndërruar jetë, transmeton Fokusi.info.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.285, prej të cilëve 2.448 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.097 dhe raste aktive aktualisht janë 740.

Ndërkohë, janë kryer edhe 2.807 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 712.271 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe deri tani janë kryer në total mbi 759.043 doza të vaksinës kundër COVID-19.