43-vjeçari vritet në derën e shtëpisë në Dukagjin (Emri)

SHKODER – Vritet me armë zjarri në derë të shtëpisë në një fshat të Dukagjinit një 43-vjeçar.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, Gjergj Krygja është qëlluar pranë banesës së tij në fshat, në rrethana ende të paqarta. Në një njoftim paraprak për ngjarjen, policia e Shkodrës tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër.

Policia e njoftuar për ngjarjen është nisur drejt zonës se krimit, dhe pritet që nga provat e para dhe hetimet të zbulohen motivet e vrasjes dhe autori apo autorët e dyshuar.