Shqipëri: Tre të vdekur dhe 447 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë shënuar 447 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur tre persona si pasojë e këtij virusi.

Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit atje janë shëruar 295 pacientë, duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 34 mijë e 648.

Numri total i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 59 mijë e 438 raste, ndërsa të vdekur janë 1 mijë e 193 persona si dhe raste aktive janë 23 mijë e 597 njerë.