Shqipëri: Tri viktima në 24 orët e fundit nga Covid 19

Tre persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar tre qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra, një qytetar nga Shkodra, një qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë atje ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 45 raste pozitive me koronavirus nga 2596 testime të kryera,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, shtatë në terapi intensive, nga të cilët tre pacientë janë të intubuar.