Shqipëria fiton me lehtësi përballë Bjellorusisë në Minsk

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar përballë Bjellorusisë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve me rezultat 0 – 2, shkruan Fokusi.info.

Skuadra performoi në mënyrë të shkëlqyer përballë bjellorusëve duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.

Goli i parë i këtij takimi erdhi nga Sokol Cikalleshi, i cili në minutën e 23-të shënoi një super gol me të majtën e tij.

Shqipëria mbajti mirë epërsinë dhe në pjesën e dytë arriti të shënonte edhe me Keidi Bare, në minutën e 79-të për të vulosur fatin e takimit.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e tri pikëve, kurse Bjellorusia mbetet pa pikë.

https://streamable.com/yf06gv