Shqipëria nuk është vetëm, miku i mirë njihet në kohë të vështira

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta  Xhaçka ka deklarua se miku i mirë njihet në kohë të vështira dhe se Shqipëria nuk është vetëm.

“ Tërmeti ishte shkatërrues por do ia dalim që të ndërtojmë çdo banesë në Durrës dhe Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë. Mes zisë edhe dhimbjes e vetmja gjë e bukur që të jep shpresë është solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët dhe partnerët. Një ngjarje e tillë do të kishte qenë e vështirë të përballohej vetëm. Do të kishim pasur me shumë jetë të humbur pa 780 ekspertët që luftuan për shqiptarët, do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve”, tha ajo.

Tutje e njëjta shtoi  se 400 është numri i objekteve të vlerësuara deri tani.

“Shifrat flasin për përmasa apokaliptike të dëmtimeve. Sfidë është rimëkëmbja, unë jam optimiste nga mesazhet, gatishmëria dhe ndihmat e vendeve të BE-së që nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë” tha Xhaçka.