Molliqaj kritikon opozitën: Janë opozitë sepse i kanë numrat, opozitë fare nuk bëjnë

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se subjektet politike opozitare gjenden aty si shkak i numrave dhe jo nga roli i tyre si opozitë.

Fjalën e tij e nisi me kritika për kreun e ekzekutivit por Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj kritikat nuk i kurseu as për partitë opozitare në vend.

Molliqaj ka thënë se subjektet politike opozitare gjenden aty si shkak i numrave dhe jo nga roli i tyre si opozitë.

Me kritika të veçanta, Molliqaj kritikoi edhe Haradinajn, liderin e AAK-së.

“Ne kemi një parti paralemntare që një ditë kërkon dorëheqje që është AAK që në rregull që po kërkon dorëheqje e shkarkim. Sot e pash i thotë të kthehet në dialog e të zbatojë marrëveshjen. S’mundesh të kesh pozicion edhe me i thënë “duhet të kthehesh të zbatosh dialogun””, ka deklaruar si gjersa ka theksuar se “Është pozicion i gabuar opozitar. Partitë e tjera opozitare janë në opoziutë për shkak se i kanë numra por opozitë fare nuk janë duke bërë”.

Haradinaj kishte deklaruar para një seance plenare të Kuvendit të Kosovës se Kosova po i vuan gabimet e bëra nga Kurti dhe se zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë.

Lidhur me mocionin e mosbesimit, Haradinaj deklaroi se partitë opozitare duhet të jenë të qarta në qëndrimin e tyre.

“Së paku çka mund të bëjnë partitë opozitare në një situatë çfare jemi, është të deklarohen qartë se jemi për mocion. Pra, i kemi 40 nënshkrime, e iniciojmë mocionin, e kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmën e deputetëve që kanë shqetësim për situatën dhe ta ndajmë pra Kosovën në dy pjesë, Kosova e Kurtit, po edhe një tjetër që janë të shqetësuar dhe kërkojnë shkarkimin e tyre”, ka deklaruar ai, të martën në RTV Dukagjini.