Shqipëria nuk ia del të fitojë përballë Gjeorgjisë

Përfundon 0-0 miqësorja mes Shqipërisë e Gjeorgjisë

Kuqezinjtë patën disa raste, por pa arritur dot në konkretizime në gol.

Trajneri Edi Reja aktivizoi disa futbollistë të rinj në këtë ndeshje, ku bindi vetëm reparti i mbrojtjes.

Kështu, në takimin e sotëm tekniku ka bërë lëvizje të shumta, duke ruajtur të paprekur vetëm tre mbrojtësit e qendrës, Hysajn të cilin e ka zhvendosur majtas, si dhe Brojën, Pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë emra që nuk e nisën nga fillimi ndeshjen ndaj Spanjës të shtunën.