Barcelona rikthehet te fitorja, por mund ta ketë humbur Messin sërish (Video)

Barcelona e ka rigjetur rrugën e fitores në La Liga pasi e mundi 2:1 Villarrealin, por nuk mund të jetë plotësisht e qetë për shkak se superylli i skuadrës Lionel Messi u detyrua ta braktisë këtë takim për shkak të një dëmtimi muskulor.

Barcelona po vinte nga një humbje tronditëse 2:0 kundër Granadës në fundjavë dhe me trajnerin Ernesto Valverde nën presion, fitorja ishte e domosdoshme.

Dhe pikërisht këtë e arriti, pas Antonio Griezmann dhe Arthur shënuan për t’i siguruar tri pikë të rëndësishme katalonasve.

Rrëmbimi i tri pikëve të plota mund të jetë lajm i gëzueshëm për Valverden dhe katalonasit, por natyrisht situata e Messit i shqetëson ata.

Messi nuk qe në gjendje ta vazhdojë ndeshjen dhe u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë. 32-vjeçari, i cili sonte ishte titullar për herë të parë këtë sezon për shkak të lëndimit në kofshe që e la jashtë për gati dy muaj, luajti 45 minuta gjatë të cilëve ka ndier shqetësime muskulore.

Ai u zëvendësua nga Ousmane Dembele pas pjesës së parë.

Barça e nisi furishëm takimin, me Messin që harkoi për Antoine Griezmann, i cili shënoi me kokë në minutën e 6-të.

Arthur e dyfishoi epërsinë pas një çereku lojë me një gol të jashtëzakonshëm. Mesfushori brazilian shënoi nga mbi 30 metra largësi një gol raketë që e la të shtangur portierin e Villarrealit.

https://streamable.com/qqeti

https://streamable.com/i9bdm

https://streamable.com/dcftv