“Shqipëria pret 10 milionë turistë, ndërsa Kosova 2 mijë ushtarë të KFOR-it”

Ehat Miftaraj, njohës i çështjeve juridike, ka ironizuar me një postim në Facebook. Ai bëri një krahasim ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Miftaraj duke iu referuar mediave shqiptare tha se shteti shqiptar pritet që të ketë 10 milionë turistë këtë sezonë, ndërsa Kosova pret 2000 ushtarë të KFOR’it.

Njoftimi i plotë:

Sipas Euronews Francë sivjet Shqipëria pret dikund 10 milion turistë.

Fluksi i turistëve në Shqipëri ka kapur vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Është Euronews-i francez ai që i kushton një material të hollësishëm, këtij trendi që ka ardhur në rritje, që për Shqipërinë e ka cilësuar një bum turistik.

Përderisa, Kosova deri më tani ka pranuar 700 ushtarë Turq të KFOR-it, me pritje legjitime që ky numër të shkoj deri në 2000 ushtarë të KFOR./Fokusi.info/