BE: Asociacioni duhet të formohet pa vonesë dhe pa vendosje të kushteve

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka përsëritur se qëndrimi i BE-së është që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog duhet të zbatohen pa vonesë, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Stano i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se faktori ndërkombëtar insiston në zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit, por se është e padrejtë që Marrëveshja e Asociacionit të jetë parakusht për fillimin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në përputhje me planin franko-gjerman.

Stano ka thënë se formimi i Asociacioni është obligim ligjor i Kosovës.

“Pozicioni i BE-së për këtë çështje është i njohur, të gjitha marrëveshjet nga dialogu duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme dhe pa asnjë kusht. Kjo vlen edhe për themelimin e Asociacionit, që është obligim ligjor për Kosovën”, tha Stano.