Shtatorja e Zahir Pajazitit së shpejti edhe në Tiranë

Në Bashkinë  e Tiranës ka kaluar edhe në lexim të dytë vendosja e shtatores së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti në Tiranë.

Kjo shtatore pritet që të vendoset pranë stadiumit “Dinamo”, e ku po ashtu pritet që edhe një rrugë ta marrë emrin e heroit.

Lajmin për “Zërin”, e ka konfirmuar Perlat G. i cili është asamblist në Komunën e Tiranës.

Tanimë çështja e vendosjes së shtatores dhe emërimit të rrugës me emrin e komandantit ka mbetur vetëm çështje procedurale.