Shtëpia Botuese “Luarasi” reagon ndaj zv.ministrit të Arsimit: Ja sesi MASHT-i po e helmon opinionin

Shtëpia Botuese “Luarasi” ka reaguar përsëri për çështjen e librave për nxënësit, kësaj radhe reagimi i tyre është drejtuar ndaj zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Kelmendi, i cili publikoi të martën mbrëma çmimet e librave.

Në reagimin e Luarasit, thuhet se MASHT-i po helmon e dezinformon opinionin.

Sipas tyre, çmimet që ka publikuar zv.ministri Kelemendi janë çmimevt të viteve të kaluara.

1. MASHTI me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore. Shihni në foto: çmimi i Fizikës 9 dhe Matematikës 3 tregojnë se këto çmime janë të viteve të kaluara, sepse këto dy tekste as që kanë qenë/ as që janë në tenderin që është duke u negociuar për shtatorin e këtij viti. 2. Këto janë oferta të vitit të kaluar, të cilat tashmë MASHTI, me nënshkrim të ministres Nagavci, i ka pranuar. Pra, të nderuar qytetarë, mirë a keq, këto çmime tashmë janë pranuar dhe paguar nga ministrja Nagavci.” – thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

Ja sesi MASHT-i dezinformon (helmon) opinionin!

1. MASHTI me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore. Shihni në foto: çmimi i Fizikës 9 dhe Matematikës 3 tregojnë se këto çmime janë të viteve të kaluara, sepse këto dy tekste as që kanë qenë/ as që janë në tenderin që është duke u negociuar për shtatorin e këtij viti.

2. Këto janë oferta të vitit të kaluar, të cilat tashmë MASHTI, me nënshkrim të ministres Nagavci, i ka pranuar. Pra, të nderuar qytetarë, mirë a keq, këto çmime tashmë janë pranuar dhe paguar nga ministrja Nagavci.

3. Sikur të thoshte MASHTI, kam gabuar që kam paguar libra me çmime kaq të larta, prandaj sivjet nuk do të paguaj më; kjo do të ishte në rregull. Por, jo! Ministrja nuk është duke pranuar vonesën e shkaktuar nga ajo dhe kabineti i saj, prandaj gënjen dhe tenton që fajin ta hedhë te të tjerët.

4. Ideja anarkike, për furnizim të nxënësve me tekste, e pambështetur në asnjë dokument – nuk do të duhej të kaloj, së paku për këtë vit, sepse nuk ka bazë ligjore dhe nuk është e strukturuar.

5. Ideja anarkike, për furnizim të nxënësve me tekste, e pambështetur në asnjë dokument – nuk do të duhej të kaloj, së paku për këtë vit, sepse nuk ka bazë ligjore dhe nuk është e strukturuar.