Shtëpia e Bardhë: Do ta inkurajojmë Qeverinë e re të Kosovës që sapo të formohet të vazhdojë dialogun me Serbinë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Edward Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës që ta vazhdojë bisedimet me Serbinë, për normalizimin e raporteve në kuadër të Bashkimit Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur gazetarja e pavarur Cristina Maza.

“Edward Price tha se SHBA-të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA-ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE-së”.

“Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Biden në letër i ka kërkuar Osmanit që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet.