Shtërpcë, i vihet zjarri një eskavatori

Dje në orët e hershme të mëngjesit i është vënë flaka një eskavatori, i cili është djegur tërësisht.

Një person kishte lajmëruar policinë se disa persona të tjerë të panjohur i kishin vënë zjarrin eskavatorit, njofton Klan Kosova.

Njësiti i hetuesisë dhe krimteknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se ishte dëmtuar edhe një ekskavator tjetër.

Nuk raportohet për të lënduar.