Shtetet e QUINT-it i shkojnë Kurtit në zyrë

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë hyrë në objektin e Qeverisë të enjten pasdite. Në oborrin e Qeverisë janë vënë re edhe vetura të ambasadave të shteteve të tjera në Kosovë.

Një ditë më parë, në mesditë, Policia e Kosovës konfirmoi se tre zyrtarë të saj janë kidnapuar brenda territorit të shtetit të Kosovës, nga forcat serbe.

Liderët e shtetit e kanë cilësuar këtë veprim si agresion nga Serbia, teksa kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

Deri tash, ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime për situatën.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë qenë të heshtur që nga e mërkura.