Shtetet po presin në radhë dozat, por ja sa para do të fitojë Pfizer nga shitja e vaksinave

Kompania farmaceutike, Pfizer, njoftoi se shumë vende do të marrin më pas se sa doza e porositur e vaksinave kundër koronavriusit, kjo për shkak të vështirësive në mbulimin e kërkesë së lartë.

Të gjithë vendet kanë nxituar të firmosin një marrëveshje, në mënyrë për të filluar sa më parë fushatën e vaksinimit.

Por sa do të fitojë kompania Pfizer nga shitja e vaksinave? Vetë kompania deklaroi sot se pret që të fitojë plot 15 miliard dollarë nga vaksina e saj kundër koronavirusit.

Projeksioni i Pfizer për fitimet nga vaksina në 2021, përfshin kryesisht doza që pritet të dorëzohen sipas kontratave ekzistuese, por ende priten kontrata të reja, kështu që të ardhurat mund të jenë edhe më të mëdha.

Pfizer tha po ashtu se ka dërguar 65 milionë doza deri më tani, përfshirë 29 milionë në Shtetet e Bashkuara.

Kompania tha se potencialisht mund të shpërndajë një total prej 2 miliardë dozash në të gjithë botën deri në fund të vitit 2021.

Gazeta shqip