Shtyhet mbledhja e Qeverisë- Mospajtimet për taksën, përplasja e parë e koalicionit LVV e LDK

Mbledhja e Qeverisë e paraparë në orën 16:00, është anuluar.

Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic brenda Qeverisë.

Nga këto burime bëhet me dije se shkak i anulimit të mbledhjes janë mospajtimet LDK-LVV për çështjen e taksës.

“LDK nuk është në të njëjtin qëndrim me VV-në sa i përket taksës. Kryeministri Albin Kurti ka dashur të heqë përfundimisht taksën dhe të vendosë reciprocitetin ndërsa nga LDK po kërkohet vetëm heqja e taksës dhe mos të vendoset asnjë masë tjetër” bëjnë me dije këto burime.