Valon Berisha: “Kemi disa ‘këngëtarë’ te Kosova, por Muriqi është i mrekullueshë për atmosferë”

Mesfushori i Kosovës Valon Berisha është rrëfyer në një intervistë të gjatë për emisionin ‘Ich bin Albaner’, në RTV Dukagjini.

Përfaqësuesja e Kosovës pas fitores në miqësore ndaj Gjibraltarit, nesër përballet me Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.

Pjesë e Kosovës edhe në këto dy ndeshje është mesfushori i Lazios Valon Berisha, i cili po kalon nëpër një formë mbresëlënëse.

Pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit, tashmë Berisha është i gatshëm t’i ndihmojë.

Në mes të tjerash, Berisha ka treguar edhe për atmosferën në ekipin përfaqësues, duke zbuluar se kush e rregullon atmosferën në grup.

“Kemi disa ‘këngëtarë’ në skuadër, por nuk dua t’i përmend me emra”, tha Berisha.

“Por, më së miri atmosferën e rregullon Vedat Muriqi, ai është i mrekullueshëm”.