Si e njoha Heroin Ismet Asllani

0
677

Shkruan Haki Morina

Duke menduar sot per nevojen e madhe qe ka nje popull, per organizatoret e talentuar, mu kujtua deshmori Ismet Asllani, nga Prapashtica, i rame n’Hallaq te Lipjanit!

Kur e njoha Ismetin, (1989) ishte njeri i pasur, ndoshta edhe milioner (nuk ja kam kerkuar shifren financiare)! Pasi kishte pritur babain tim, gati 3 vjet, (babai ishte i zene shume me kete pune, dhe bente termine edhe dy-tre vjet para), une shkova ta zevendesoj si murator i zoti i gurit, haha! Ne fakt, ai me mori, per shkak se isha djali i Shaban Loshit, dhe me shpresen se babai im, do te me bashkangjitej pas pak ditesh! Dhe vertete me vone, m’u bashkangjite, e pastaj edhe vallau i madh, e pas arratisjes sime, edhe vellau i vogel Tafili! Gjate asaj kohe, Ismeti krijoj asi lloj bindjesh ndaj familjes sone, sa ne fund, kur mbaronim punen, ai na i hedhte me mijera marka perpara dhe thoshte: merrni sa te doni!

Nejse, ku e patem fjalen, tek organizimi.
Tek ai qendrova 3 muaj rresht pa u kthyer tek shtepia! Gjate kesaj kohe, ai me tregoj kronologjikisht rrugen e suksesit te tij ne biznis! Me tregoj se si kishin punuar, edhe naten! Me kujtohet sa bukur dinte ta pershkruante naten me hene, duke prashitur misrin, me baben dhe 6 vellezerit e tij. Me pune te palodhshme, me kursim te rrept, me tregoj sesi ata kishin arritur te blenin nje autokombajne, pastaj dy dhe ne fund tri. Pas kesaj, ai kishte arritur te gjente nje lidhje per Vojvodine, ku mund ta blente nje mulli te vogel ne nje godine njekateshe.

Nga nje katesh, kishte arritur ta bente ne dy kate, pastaj tri, kater e deri ne 5 kate! Pas atij, kishte ndertuar mullirin tjeter ne Kijeve, e me vone edhe ne Kamenice!

Ajo qe me la pershtypje, qe ne diten e pare, kur fillova te punoj, ishte kur vellai i dyte i tij Muharremi (edhe ai deshmor), me erdhi tek punoja dhe me pyeti, a ke ore?
-Jo i thash, pse duhet e kem ore, ju kunderpergjigja?!
-Sepse ketu nuk te vjen askush te te therras per te ngrene dreke, por ti vet duhet ta shikosh oren. Kur te behet ora fiks 9, hyn ne dhomen e pritjes dhe han mengjesin. Ne ora fiks 14, shkon vet dhe han dreken. E ne ora 19 e 15, fillon darka!
Dhe ashtu sic me tha Muharremi, ashtu me doli! Kur hyja ne dhomen e pritjes, gjithcka ishte ne vendin e vet. Ushqimi i shtruar, dhe ti vetem pastroje duart dhe filloje ngrenjen!
Une isha tip qe se kisha mendjen tek markat qe do ti merrja nga puna. Prandaj sillesha jo si nje puntor i disiplinuar, por si nje partner i vertete haha! Ne shume tema, ku hynim gjate pasdarkes, une e kundershtoja!

Rrija shume naten zgjuar dhe ne mengjes ngritesha nje ore me vonese!
Por Ismeti, si njeri i zgjuar qe ishte, kete problem arriti ta zgjidhte! Ai shpejt me studjoj karakteri tim dhe gjeti menyren e pershtatshme per te me angazhuar! Vinte ne ora 7 tek shtrati im, me zgjonte me kujdes. Se kishte problem qe ishte milioner, te ma bente kafen dhe qendronte ulur me mua, duke me futur ne bisede, dhe kur e kuptonte qe me doli tamam gjumi, ai largohej… Bente keshtu, sepse per te kishte rendesi rezultati, e jo „posti“ i milionerit.
Me vone, kur e kuptoj qe une punoj pertej orarit, pa me obliguar kush, deri sa te perendoj dielli, ai e la ate metode, mjafte efektive, per te me aktivizuar ne mengjes!

Cdo mbremje, nga vellezerit e tij kerkonte raportin e punes ditore, dhe jepte detyrat per te nesermen! Disiplina per te ishte e para, pastaj vinin tjerat!
Ismeti ishte gjithmone mirenjohes ndaj babait te vet, i cili ja kishte hetuar talentin e tij, dhe ja kishte besuar organizimin e familjes!

Nuk fola kesaj here, per bashkepunimin tim me te per ceshtjen kombetare, apo per renjen e tij si deshmor i luftes, sepse qellimi i ketij postimi, kishte te bente me nevojen e madhe per talente ne organizimin e puneve, e ju e dini, qe mendja ime qendron tek organizimi i shtetit!

Ah sa do te doja, qe orgaizatore te tille, si Ismet Asllani, te kishim sot, ne kete kohe deshprimi e zhgenjimi, me eliten tone politike!

(Ne foto: Ismet Asllani ne mes, me dy vellezerit e tij deshmore, Muharremin dhe Nazimin)