Si në filma aksion/ Momenti kur i riu hidhet mbi makinë dhe neutralizon shoferin e makinës në sheshin “Skenderbej”

Personi që ndërhyri duke kërcyer brenda në makinë për të neutralizuar shoferin ka dhënë një dëshmi para mediave duke deklaruar se ka vepruar duke menduar se ishte një akt terrorist i drejtuesit të makinës.

“Ktheu makinën në një moment dhe po sulej njerëzve dhe thashe duhet të ndërhyj se mund të kishim jetë të humbura, e vetmja mënyrë ishte ta hidhje nga dritarja se ndryshe. Unë jam sportist, jam marrë gjithë jetën me sport. Më vjen mirë që e bera me sukses. Pasi e godita në fillim, nuk pati reagim. Po ka takuar kryeministrin, Erjonin, më pritën shumë mirë, u gëzuan, jo vetëm ata por edhe njerëzit njerëzit”, ka thënë ai .

22-vjeçari tha se i erdhi mirë që nuk pati lëndime të qytetarëve të tjerë në sheshin Skënderbej ndërsa autori ndodhet tashmë i shoqëruar në komisariat.

Policia informon se autori eshte identifikuar si Arben Mema, 32 vjecar.