Si pasojë e kushteve atmosferike, anulohet procesi mësimor në Istog për ditën e nesërme

Si pasojë e kushteve atmosferike në shkollat e komunës së Istogut nesër nuk do të zhvillohet procesi mësimor.

Në pjesën më të madhe të institucioneve shkollore në këtë komunë mungon furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe si pasojë e kësaj gjendje është e pamundur të zhvillohet mësimi i rregullt.

Në njoftimin e komunës së Istogut thuhet se ditët e humbura do të kompenzohen.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër ju njoftojmë se nesër e enjte me 06.02.2020, nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut, si shkak i kushteve atmosferike të krijuara në komunën tonë, ku në pjesën me të madhe mungon furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe si pasojë e kësaj gjendje është e pamundur mbajtja e mësimit të rregullt.
Dita e humbur do të kompenzohet.