Si të forconi sistemin imunitar për të shmangur simptomat agresive të virusit

Që nga shpërthimi i pandemisë, tashmë një gjë është e qartë: virusi prek pjesën më të madhe të popullsisë. Por më I rrezikshëm ai është tek njerëzit mbi 65 vjeç dhe të gjithë ata që kanë sëmundje të tjera shoqëruese. Arsyeja pse këta njerëz mund të sëmuren më lehtë është se ata kanë një sistem imunitetar më pak efikas se njerëzit e tjerë. Jo të gjithë janë të barabartë imunologjikisht.

Një i rritur i shëndetshëm është në gjendje të zmbrapsë shumicën e kërcënimeve, duke përfshirë Covid, por ndërsa ne plakemi efikasiteti i sistemit imunitar zvogëlohet dhe për këtë arsye ne jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut të kapjes së sëmundjeve. E cila vlen, ndoshta edhe më shumë, për njerëzit që vuajnë nga sëmundje para-ekzistuese, të tilla si diabeti ose hipertensioni.

Për të luftuar pandeminë, autoritetet shëndetësore në të gjithë botën janë përqendruar në tre masa parandaluese: izolimin e të sëmurëve, distancimin social dhe larjen e shpeshtë të duarve. Por këtij “arsenali” ndoshta i mungon një “armë” e katërt, përkatësisht forcimi i aftësisë së reagimit imunitar të njerëzve. Si të forconi sistemin imunitar për të shmangur simptomat më të këqija të virusit.

Ulja e stresit 

Mënyra e parë është që të përpiqemi të zvogëlojmë stresin, i cili siç e dimë është një burim i kortizolit. Mjete të dobishme për uljen e stresit mund të jenë meditimi, frymëmarrja e kontrolluar dhe ndihma e terapistit.

Gjumi

Ju gjithashtu mund të ulni stresin duke provuar të flini më mirë dhe më shumë: tetë orë gjumë në natë është një “kurë” e mirë për sistemin imunitar.

Asnjëherë mos shkoni në shtrat shumë vonë dhe kurrë mos pini kafe në mbrëmje nëse e dimë që do të na largojë gjumin. Nëse flemë shumë pak, prodhimi i citokineve zvogëlohet, substanca proteinike që shërbejnë për të luftuar infeksionet dhe inflamacionet.

Dieta

Një tjetër armë e fuqishme për forcimin e sistemit imunitar është dieta. Dieta jonë e përditshme duhet të përfshijë sasi të mëdha të perimeve me gjethe jeshile, frutat dhe proteinat e perimeve.

Në veçanti, marrja e mineraleve dhe vitaminave është thelbësore: zinku, seleni, hekuri, bakri, acidi folik, vitaminat A, B6, C dhe E. Është gjithashtu e rëndësishme për të ulur ose ndaluar konsumin e alkoolit: konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dobësojë sistemin imunitar.

Vitamina C dhe Covid-19 

Çështja e efekteve të vitaminës C në sistemin imunitar është diskutuar mjaft, por duket se administrimi i vitaminës C tek pacientët me sëmundje kritike ka treguar rezultate premtuese.

Sipas një artikulli të botuar në internet në faqen e Universitetit të Helsinkit, administrimi i vitaminës C në sasinë nga një deri në gjashtë gram në ditë për 471 pacientë në oksigjenim të komanduar ka bërë që koha e oksigjenimit të shkurtohet me një mesatare prej 25%. Kjo nënkupton, ndër të tjera, mundësinë e lëshimit të pajisjeve për pacientët e tjerë që kanë nevojë për të./Ora News