Si u manipulua incizimi i takimit të Thaçit me Walker? (VIDEO)

Pas homazheve që bënë veç e veç në Reçak dje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-ambasadori, William Walker, shkuan në një restaurant në qytetin e Shtimes.

Nga vendi ku ata pinë kafe të mërkurën, u shpërnda një video nëpër rrjete sociale ku shihej se si Walker nuk po ia zgjatë dorën presidentit Thaçi.

Video që besohet se u publikua nga Arsim Rama doli se është manipuluar.

Kjo pasi nga pamjet e kamerave të restorantit që dolën të enjten shihet një përshëndetje e ngrohtë mes Walkerit e Thaçit, bile duke u përqafuar mes vete.

https://youtu.be/wT_Jx2hrPIM