“Situata e rëndë politike”, AAK nis diskutimet me ekspertë e përfaqësues të shoqërisë civile

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të fillojë një cikël diskutimesh “për situatën e rëndë politike në Kosovë”. Në këto diskutime do të marrin pjesë persona nga jeta publike, ekspertë të fushave dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Diskutimi i parë do të nisë nesër me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave në orën 12:00 në ndërtesën e kuvendit.

“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave. Kësaj here, do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, këtë të enjte, më datë 20 korrik, në ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim,