Përmbytet anija, trafikantët përdorën qeset e drogës për të shpëtuar

Anija e tre trafikantëve narkotikësh që po transportonin kokainë është mbytur në brigjet kolumbiane.

Tre personat që po udhëtonin arritën të shpëtonin duke u mbajtur në qeset e lëndës narkotike. Ato u shpëtuan në afërsi të ujërave të Oqeanit Paqësor vetëm 7 orë pasi anija e tyre u përmbys.

Por për fatin e tyre të keq shpëtimtarët ishin oficerë të ushtrisë të cilët i arrestuan personat e sekuestruan lëndën narkotike.

Nga hetimet raportohet se ata po transportonin rreth 1.2 ton kokainë, e më pas u akuzuan për trafikim ndërkombëtar. Nuk bëhet ende i ditur destinacioni por droga vinte nga Kolumbia.

Ata u nisën nga porti Tumaco i cili është një spot i njohur nga qeveria kolumbiane./oranews