Situata në veri, Hamza fton qytetarët që të mbajnë qetësinë

Pas situatës në veri, ka folur edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se aktualisht situata është e qetë.

Ai ka ftuar qytetarët që të mbajnë qetësinë.

“Neve na intereson qetësia – ftoj qytetarët e Mitrovicës, ta mbajnë qetësinë. Institucionet përgjegjëse të sigurisë janë profesionale, kompetente, dhe jam i sigurt që e kryejnë punën më të mirë të mundshme”.

“Pjesa jugore, gjendja është nën kontrollë, nuk ka asnjë provokim. Qytetarët të jenë të qetë, t’i lejojnë organet kompetente që ta kryejnë puën e tyre”, tha Hamza.