S’ka kuorum për Projektligjin e pagës minimale, ndërpritet seanca

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për ta votuar Projektligjin për pagën minimale

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës pasi nuk kaloi mocioni i propozuar nga PDK-ja për heqjen nga votimi të ligjit për pagën minimale, nuk ka arritur ti marrë votat e duhura.

Ata para se të dilnin nga salla janë ngritur në këmbë dhe kanë thirrur: Turp, turp.

Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi ndërpreu punën.