Skandal qesharak: Shënohet nga 11-metërshi, por topi depërton në vrimën e rrjetës dhe referi anulon golin e pastër (video)

Një skandal ka ndodhur në ndeshjen e Ligës Dytë të Kroacisë, në mes Dugopolje dhe Sesvete, e cila ka përfunduar 2:2.

Sulmuesi Ante Aralica arriti të fusë topin në rrjetë me një gjuajtje e saktë nga 11-metërshi, por gjyqtari nuk e pranoi golin e pastër.

Gjuajtje nga sulmuesi i ri i Sesvetes hyri në rrjetë, por rrjeta kishte një vrimë të madhe nga ku topi depërtoi dhe doli jashtë. Kështu gjyqtari bën një gabim të madh duke anuluar një gol të pastër.

Shikojeni skandalin e gjyqtarit, i cili anulon golin e pastër: