Skandaloze: Në Interex shitet produkti me afat të skaduar (Foto)

Sot në Vushtrri, një konsumator ka shkuar për t’u furnizuar me harxhin javor në Interex, përcjell Fokusi.info.

Aty ka hasur në produktin e ndjeshëm “desert frutash”, e prodhuar nga Hipp, ku afati i ka skaduar më datë 31.10.2019.

Konsumatori pas blerjes së produktit e ka vërejtur që i ka skaduar afati dhe ka shkuar përsëri në Interex për të biseduar me ta. Aty konsumatori ka biseduar me menaxherin, i cili ka deklaruar se “s’ka koment”.

Më poshtë shikojeni produktin me afat të skaduar dhe faturën që na e ka dërguar konsumatori./Fokusi.info/