Skandaloze: Trupi i terr*ristit Nedeljkoviq pritet si hero në Kralevë

Skena të turpshme janë parë ditën e sotme në Kralevë të Serbisë, atje ku qindra qytetarë dolën për ta pritur trupin e terr*ristit Stefan Nedeljkoviq, që u dërgua për t’u varrosur.

Nedeljkoviq ishte njëri nga terr*ristët e vrarë gjatë gjuajtjeve me armë zjarri me Policinë e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Kufoma e tij u prit nga disa qytetarë që kishin ndezur fishekzjarre.

Në mesin e tyre kishte edhe qytetarë të veshur me bluza që kishin mbishkrime nacionaliste.