S’kanë pasur kontakt me askënd, familja në Banjë të Malishevës nuk e dijnë nga kush janë infektuar

Ka shkuar në 145 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar më herët për 5 raste të reja të konfirmuara pozitiv me koronavirus Covid-19. IKSHPK njoftoi se tre prej tyre janë nga Banja e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, në një prononcim për Gazetën Shneta ka treguar se këto tre raste janë familjar të dy rasteve të para që u shfaqen të premten në Banjë.

Pacienti me Covid-19 qëndroi rreth 24 orë në Emergjencë, QKUK thotë se u dezinfektua hapësira.Fatkeqësisht ai ka deklaruar se kjo familje nuk e dijnë nga kush janë infektuar.

“Ende nuk e dijnë nga kush kanë mundur të infektohen. Familja ka deklaruar se nuk kanë pas kontakt me të prekurit tjerë nga Malisheva. Ende nuk është zbuluar kontakti ose lidhja e tyre. Ata kanë një market dhe ndoshta aty ka mundur me ardh dikush i infektuar”, ka thënë Begaj.

Ai ka thënë se disa prej të sëmurëve po trajtohen në Klinikën Infektive ndërsa disa të tjerë nëpër shtpëitë e tyre, por të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në Malishevë bilanci i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 44, ndërsa në total në Kosovë në 140.