23 vjet nga rënia e Heroit, Hamdi Ferati

Sot janë bërë 23 vjet nga rënia e Heroit, Hamdi (Qazim) Ferati, shkruan Fokusi.info.

Në këtë rast janë bërë homazhe nga përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, ish – pjesëtarë të UÇK-së dhe qytetarë .

Hamdi Ferati ishte ushtar në Brigadën 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës.

Më 10 maj 1999, Hamdiut me bashkëluftëtarët, Zeqir Gashit dhe Mursel Ukës, u jepet detyrë ushtarake nga komandanti i Brigadës 141 “Mehë Uka”, Hysni Ahmeti, të shkojë në Vushtrri për furnizim me armë e municion. Rrugës për në Vushtrri, në fshatin Studime, bien në pritë të forcave policore-ushtarake serbe, ku në këmbim të dyanshëm të zjarrit, nga plumbat e një snajperi të armikut, Hamdiu merr plagë të rënda vdekjeprurëse dhe aty bie heroikisht , ndërsa Mursel Uka plagoset. Njësia përforcuese e UÇK-së, e lajmëruar nga Zeqiri, pas një përleshjeje të ashpër kundër armikut nga afërsia, arrin ta tërheqë trupin e Hamdiut, ku e varrosin po atë pasdite me nderime ushtarake në fshatin Ceceli të Vushtrrisë.

Hamdiu ishte dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me titullin “Hero i Kosovës”./Fokusi.info/