Skena të tmerrshme të plagosjes së qytetarit në qendër të Podujevës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë sot gjatë ditës. Në videot e arritura në adresë të redaksisë së gazetës Nacionale ka të shtëna armësh në qytetin e Podujevës.

Në videot shihet një qytetar i shtrirë në tokë, gjersa një tjetër tenton t’i ndihmojë atij të ngritët. E gjatë këtij tentim-ndihme, dëgjohen krisma armësh.

Në video, një qytetar shihet në asfalt i shtrirë, për të cilin dëshmitarët i thanë Nacionales se është i plagosur.

Gazeta Nacionale u ka shkruar autoriteteve zyrtare për të pyetur në lidhje me këtë rast. Deri në momentin e publikimit të këtij teksti, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë përgjigje për këtë rast.

Në vend të ngjarjes më vonë është parë edhe Policia e Kosovës.

Një medium lokal nga Podujeva pretendon se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të objektit të Komunës.