Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave

Si kandidati i vetëm në garë për kryesimin e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tashmë është zgjedhur zyrtarisht kryetar. Për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni morën pjesë votim 41 anëtarë. Gjinushi u zgjodh në krye të këtij institucioni me 35 vota pro dhe 6 kundër.

Gjinushi ka deklaruar më herët se Akademia ka nevojë për një riorganizim total duke shtuar se Akademia e Shkencave do të kthehet nga institucioni që ishte nën presion për t’u reformuar, në institucionin që drejton dhe nxit reformimin e sistemit të shkencës dhe të vetë Akademisë.