Rrogozhinë/ Kamioni del nga rruga, lëndohet drejtuesi

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme. Bëhet fjalë për një kamion që ka dalë nga rruga në Rrogozhinë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar shoferi i automjetit. Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë terreni i rrëshqitshëm në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet e hetimore./shqiptarja.com