Skender Shëngyli i kthehet futbollit, nënshkruan me skuadrën kosovare

137

Legjenda e futbollit kosovar dhe prizrenas, Skender Shëngyli i është rikthyer futbollit.

Skudra prizrenase FC A&N ka njoftuar se Shëngyli do të jetë drejtor sportiv në skuadrën e tyre.

Ky është njoftimi i klubit:

𝗦𝗞𝗘𝗡𝗗𝗘𝗥 𝗦𝗛𝗘𝗡𝗚𝗬𝗟𝗜 – 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗙𝗖 𝗔&𝗡

Legjenda e njohur e futbollit Prizrenas dhe atë Kosovar në përgjithësi është bashkuar me klubin FC A&N në rolin e 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝘃 , përvoja e tijë e madhe ka bërë që kryesia e klubit të vendos afrimin e tijë në rradhët e klubit.

Eksperienca , puna , përvoja , sinqeriteti janë disa nga tiparet e Shengylit i cili shquhet si një legjendë e madhe e futbollit Kosovar , si ish futbollist por edhe si trajner.

Prezantimi i tijë së bashku me objektivat e klubit do bëhet ditëve në vazhdim në ambientet e klubit tonë.

Na priftë e mbara !