Sllovakia i dorëzon Shqipërisë kryesimin e OSBE-së për vitin 2020

Shqipërisë iu dorëzua sot Kryesia e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë për vitin 2020.

Misioni shqiptar në Vjenë bën të ditur se, “sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Kryesisë së kësaj organizate”.

Kryesia e kësaj organizate iu dha ambasadorit të Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, Igli Hasani.

Misioni shqiptar në Vjenë falënderon Kryesinë Sllovake për përpjekjet e saj dhe thekson se, “jemi në pritje të marrim zyrtarisht Kryesinë shqiptare të OSBE-së më 1 Janar 2020”.

Shqipëria ka marrë Kryesinë e ardhshme të OSBE-së, organizatës së përbërë nga 57 vende anëtare, të cilën ajo do ta drejtojë përgjatë gjithë vitit 2020./atsh