Në QKUK kryhet operacioni i rrallë: I heqin pacientit tumorin nga veshka

Në klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK’së), mjekët kanë kryer një operacion të rrallë, duke larguar nga veshkat e një pacienti një masë tumorale.

Për këtë operacion të rrallë ka njoftuar QKUK, duke treguar se si kishin ndërhyrë mjekët në veshkën e këtij pacienti.

“Pas përgatitjes preoperatore,ekzaminimeve të nevojshme diagnostike, ekipi mjekësor i ka larguarpacientit veshkën ektopike (veshkë jashtë pozitës normale), së bashku me masën tumorale dhe ureterin e majtë (kanali që lidh veshkën me fshikën urinare)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pacienti ka qenë i moshës 78 vjeçare, me inicialet H.T dhe më pas është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore.

Sëmundjet e tilla janë shumë të rrala dhe deri më tani janë evidentuar 13 raste ne literaturën botërore./gazetametro.net