Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është njëra ndër temat më të përfolura në Kosovë.
Protagonisti i gjithë kësaj është Arianit Ahmeti, i cili e ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së.
Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar.
Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli.
“Kjo situatë nuk i konvenon aspak futbollit të Kosovës. Më së shumti e gëzon Maqedoninë e Veriut që mund të përfitojë nga pezullimi ynë si dhe Serbinë e cila do të gëzohej për mos-dituri të udhëheqjes”, tha Sokoli në ‘Dueli Sportiv’, përcjell Zëri.info.
“Por, në vend se të flitet për realizimin e programeve, flitet për pozita”, tregoi më tej Sokoli.
“Kjo është dobësia jonë dhe shumë shpesh vijnë njerëz jo adekuat në pozitat e caktuara dhe më pas shihen pasojat”, theksoi Sokoli.
Tutje, Sokoli i ka thënë Arianit Ahmetit: “Ajo që s’më pëlqeu ishte numri i nënshkrimeve, për të cilat nuk janë bërë publike, duhet të jenë transparente”.