Sonte do të shfaqet “Super Hëna e Borës”

​“Super Hëna e Borës” do të mund të shihet sonte dhe do të shfaqet në qiell më e shndritshme se kurrë.

Ajo që do ta bëjë kaq speciale është fakti që hëna e plotë do të gjendet në pikën më të afërt të orbitës së saj me Tokën.

Sipas astrologëve “është një takim që nuk duhet humbur” dhe hëna do të jetë më e shndritshme dhe rreth 7 për qind më e madhe sesa një hënë e plotë normale.

Në orën 22:07, hëna do të gjendet në distancën më të afërt me Tokën, 356.761 kilometra, e asnjëherë tjetër përgjatë të gjithë vitit 2019 nuk do të kemi një hënë të plotë më afër nesh.