Sonte mësohet finalisti i dytë nga ndeshja Ajax – Tottenham

Sonte luhet  gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve në mes të  Ajax dhe Tottenham Hotspur. Ky takim zhvillohet nga ora 21:00, raporton Fokusi.info.

Ekipi i drejtuar nga Pochetino kërkon ta përmbys rezultatin e humbjes së parë në Londër, ku Ajax fitoi me rezultat  0 – 1. Për londinezët është rikthyer edhe sulmuesi Son, që ishte mungesë e madhe në ndeshjen e parë.

Nga ana tjetër Ajax kërkon të administrojë rezultatin. Statistikat nuk janë pro tyre pasi holandezët ndeshjet më të mira i kanë jashtë.

Pas elememinimit të Barcelonës, Ajax është i vetmi ekipi që ëndërron tripletën.

Ekipi që do të kualifikohet sonte do të ndeshet me Liverpool, i cili eliminoi mbrëmë Barcelonën.