Sot afati i fundit nga ShBA-ja dhe BE-ja për marrëveshjen në veri

Me pasoja afatgjata do të përballet Kosova nëse kryeministri Albin Kurti nuk e pranon propozimin ndërkombëtar për ta depërshkallëzuar situatën në veri, ka paralajmëruar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të martën.

Sipas tij, përgjigjja e kryeministrit nuk do të pritet më shumë se deri të mërkurën (sot) dhe në rast se ajo është negative, do të konstatohet se Kurti nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në e BE-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kohë deri të mërkurën (sot) që të kthejë përgjigjen nëse e pranon apo jo propozimin e SHBA-së dhe BE-së për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Ultimatumi atij i është dhënë nga emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në takimin e së hënës mbrëma./eo