Sot certifikohen ushtarët e rinj të FSK-së

Kazerma e Forcës së Sigurisë “Skënderbeu” në Ferizaj, do të mbajë një aktivitet të veçantë.

Aty, do të certifikohen ushtarët e rinj të Kosovës.

Kjo do të jetë gjenerata e dytë e cila ka përfunduar stërvitjet ushtarake bazë (SUB 02-2023).

Ceremonia nis nga ora 09:30.