Sot do mbushte 36 vjeç/ Aksidentohet per vdekje shqiptari

Policia italiane ka arrestuar pas disa orësh në arrati drejtuesin e një mjeti që aksidentoi për vdekje emigrantin shqiptar, Franko Gjinaj.

Në pranga ra një 34 vjeçar, i cili banonte në Giaveno.

Ky shtetas dyshohet se ka shtypur me makinën e tij shtetasin shqiptar Franko Gjinaj, i cili pikërisht ditën e sotme do të mbushte 36 vjeç, shkruajnë mediat italiane, transmeton lajmifundit.al.

Autoritetet e vendit fqinj kanë zbuluar autorin, pasi ata kanë hapur kamerat e sigurisë dhe kanë vërejtur makinën me të cilën është shkaktuar aksidenti fatal.

Ndërkohë që italiani akuzohet për “vrasje rrugore”.